102
Të falurit’ e dorë-hollit, kur ka të dhëmburë, edhe derth rëkimn’ e ti përpara Zotit.
1O Zot, ndigjo të falurit t’im, edhe të klithuritë t’im le të vinjë te ti.
2Mos kthe mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje; atë ditë që kam shtrëngim, kërrus veshnë tënt tek unë, atë ditë që thërres mbë ty, ndigjo-më shpejt.
3Se ditt’ e mia humpnë porsi tym, edhe eshtërat’ e mia u thanë posi shkarpa.
4Zëmëra ime u plagua, e u tha posi bar, kaqë sa harrova të haje bukënë t’ime.
5Prej zërit psherëtimësë s’ime, eshtëratë m’u ngjitnë ndë misht.
6U bëshë posi pelekan i shkretëtirësë, u bëshë posi korb’ i natësë ndë vënt të shkretë.
7Rri pa gjumë, edhe jam posi një zok që rri vetëmë ndë dhomë.
8Gjithë ditënë më çpërnderonjënë arëmiqt’ e mi, të çmënduritë bënjënë be kundrë meje.
9Se hëngra hi posi bukë, edhe përzieva me lot të pirëtë t’im.
10Për punët të zëmërimit tënt edhe të mërisë s’ate, se më ngrite e më hodhe poshtë.
11Ditt’ e mia shkonjënë posi hije, edhe unë u thava posi bar.
12Po ti, o Zot, mbete për gjithë jetënë, edhe kujtimi yt bres pas brezi.
13Ti do të ngrihesh, e do të vinjë keq për Sionënë, se është kohë t’e përdëllyejsh, se i erdhi koha.
14Se shërbëtorëvet tu u pëlqyenë gurët’ e asaj, edhe u dhëmbetë për pluhurin’ e asaj.
15Atëhere kombetë do t’i kenë frikënë emërit Zotit, edhe gjithë mbëretrit’ e dheut lavdisë s’ate.
16Se Zoti do të ndërtonjë Sionënë, edhe do të duketë ndë lavdit të ti.
17Do të shtierë sytë mbë të falurit e të përgjunjurit, edhe nukë do të hedhë tej të luturit’ e atyreve.
18Këjo do të shkruhetë për brezë që vien, edhe ay llauzi që do të krijonetë, do të lavduronjë Zotnë.
19Se u kërrus prej së larti të shënjtëruarit vendit ti, Zoti shtyri sytë prej qielli mbi dhet,
20që të ndigjonjë psherëtimën e të lidhurëvet, që të cgjithnjë ata që u dëmëtuanë për vdekëje,
21që të dëftenjënë emërin’ e Zotit ndë Sionë, edhe lavdurimn’ e ti ndë Jerusallimë,
22kur të mblidhenë llauzetë bashkë, edhe mbëretritë, për të shërbyerë Zotit.
23Më preu fuqinë mb’udhë, më shkurtoi dittë.
24Unë thashë: Mos më mer, o Perëndia im, ndë gjysmët të ditvet mia; viet’ e tu janë bres pas brezash.
25Që ndë krye të herësë ti, o Zot, themelove dhenë, edhe punët’ e duaret tua janë qiejtë.
26Ata do të vdirenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë posi petkë; edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë,
27po ti je vetë ay, edhe viet’e tu nukë do të shterenë.
28Të bijt e shërbëtorëvet tu do të rrinë, edhe far’ e atyre do të qëndronjë përpara teje.