YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 78

78
Mashhil i Asafit.
1Ven’-i vesh ligjësë s’eme, o populli em, ulni veshëtë tuei mbë fjalët’ të gojësë s’eme.
2Kam me hapunë gojënë t’eme ndë parabullë, kam me folunë fjalë të errëta çë ndë krye të herësë.
3Sa ndigjuem e ngjoftëm, edhe na treguen’ atenitë t’anë.
4S’kemi mei pshefunë prei dielmvet atyne ndë tietërë bres, tue diftuem lavdurimet’ e Zotit, edhe fuqin’ e ati, edhe mërekullit e ati, qi bani.
5Edhe ngriti deshmim te Iakobi, edhe vuni ligjë ndë Israel, për sa urdhënoi atenitë t’anë me i bamë të ngjofuna te bijt’ e vet,
6për me ngjofunë brezi tietërë, bijtë qi kanë për me lemë: do të rriten’ e do t’ua tregojënë bijvet vet,
7qi të venë shpëresën’ e vet mbë Perëndinë, edhe të mos harrojënë punët’ e Perëndisë, edhe të ruejën’ urdhënimet’ e ati,
8qi të mos bahenë porsi atenit’ e atyneve, bres i shtrembët’ edhe i pandigjueshim, bres qi nukë ndreqi zemërën’ e vet, edhe frym’ e ati nuk’ i mbaiti besënë Perëndisë.
9 Porsi të bijt’ e Efraimit, tue ngrefun’ e tue siellë me harqe, u këthyenë mbrapa ditën’ e luftësë.
10Nuk rueitnë dhiaten’ e Perëndisë, edhe nukë deshnë me ecunë ndë ligjë të ati.
11Edhe harruenë punët’ e ati, edhe ato mërekullit e ati, qi u pat diftuem.
12Ndër syt të atenavet atyne bani mërekullime ndë dhet të Misirit, ndë fushë të Zoanit.
13Çau detinë, edhe i shtiu mb’-at’-anë, edhe vuni ujënate porsi grumbullë,
14edhe u hoqi udhënë ditënë ndë re, edhe gjithë natenë ndë dritë të ziarrmit.
15Çau gurë ndë shkreti, edhe u dha me pimë ujë, porsi prei abyssavet mëdha,
16edhe nxuer ujë prei gurit, edhe sdrypi ujëna porsi lumëna.
17Por ata gjithënji fëjeishinë ma tepërë kundrë ati, tue idhënuem të Naltinë ndë vend të thate.
18Edhe gërganë Perëndinë ndë zemërët të vet, tue lypunë të ngranë mbas andësë vet,
19edhe folnë kundrë Perëndisë, tue thanë: Mos mundetë Perëndia me bamë gati truvezë ndë shkreti?
20Përandai i ra gurit, edhe rrothnë ujëna, edhe vrijuenë purroj, mos mundetë me dhanë edhe bukë? A me bamë gati mish për popullin e vet?
21Për këtë ndigjoi Zoti, edhe u zemërue, edhe u ndes ziarrm kundrë Iakobit, por hypi edhe zemërim kundrë Israelit,
22se s’i besuenë Perëndisë, as shpëryenë ndë shpëtim të ati.
23Ndonëse urdhënoi retë së nalti, edhe hapi dyert’ e qiellit,
24edhe lëshoi shi manne tek ata për me ngranë, e u dha grunë qielli.
25Njeriu hangër bukë engjujsh, u dërgoi ushqim deri sa u nginë.
26Ngriti ndë qiell erën’ e së lemesë, edhe pruni erë shiu me anë të fuqisë vet.
27Edhe lëshoi shi mishi mbi ata, porsi pluhunë, edhe shpendë fluturake, porsi ranën’ e detit,
28edhe ranë ndë miedis të ushtërisë atyne, rreth tendavet atyne,
29edhe hangrën, e u nginë fort, edhe u bani dëshërimin’ atyneve.
30Nuk’ u shternë prei dëshërimit vet. Por edhe kur ishte të ngranët’ e atyneve ndë gojët t’atyneve,
31edhe zemërimi i Perëndisë erdhi mbi ata, edhe vrau ma të mëdhejtë prei atyne, edhe vuni poshtë të sgjedhunit’ e Israelit.
32Me gjithë këto fëjyen’ edhe ma, edhe nuk’ u besuenë mërekullivet ati.
33Përandai prishi ditt’ e atyneve ndë të kotë, edhe viet’ e atyneve së shpeiti.
34Kur i vriste, ateherë e kërkoishinë, edhe këtheheshin’ e pritshinë Perëndinë herët,
35edhe kuitojëshinë, se Perëndia ashtë ndifmësi i atyneve, edhe i nalti Perëndi ashtë shpërblimtari i atyneve.
36Edhe e dojshinë me gojën’ e vet, por e rreishinë me gjuhën’ e vet,
37edhe zemëra e atyne nuk’ ishte e dreitë tek ai, as nukë qenë besëtarë ndë dhiatet t’ati.
38Por ai ishte i dhimpshim, edhe u fali fajetë, edhe nuk’ i vdori, edhe shumë herë ndali zemërimin’ e vet, edhe nukë lëshoi gjithë mënin’ e vet,
39edhe i ra ndër mend, se ishinë mish, erë qi shkon, e s’këthehetë ma.
40Sa herë e idhënuenë ndë shkretinë, edhe e zemëruemë ndë dhe të thate.
41Edhe u këthyenë, e gërganë Perëndinë, edhe nxenë Shenjtin’ e Israelit!
42Nukë menduenë dorën’ e ati, ate ditë qi i shpëtoi prei anëmikut;
43kush diftoi shenjet’ e veta ndë Misirë, edhe mërekullit’ e veta ndë fushë të Zoanit,
44edhe këtheu lumënat’ e atyneve mbë gjak, edhe rrëkenat’ e atyneve, qi të mos pijnë?
45U dërgoi mizë qeni, edhe i hangër, edhe bretëkosa, edhe i vdori.
46Edhe dha pemët’ e atyneve krymbit, edhe mundimet’ e atyneve karcalecit.
47Prishi vëneshtët’ e atyneve me breshënë, edhe mandat’ e atyneve me brymë,
48edhe dha bagëtit’ e atyneve breshënit, edhe tufat’ e atyneve rrufevet.
49Solli mbi ata të nxetët’ e zemërimit vet, zemërim e mëni e shtrëngim, tue dërguem ato me anë engjujsh keq-bamës.
50I hapi udhë zemërimit vet, edhe s’kurseu shpirtin’ e atyneve prei vdekësë, edhe dha jetën’ e atyne ndë mort,
51edhe i ra çdo paralindësi ndë Misirë, ballin’ e fuqisë atyneve ndë tendët të Hamit,
52edhe ngriti prei andej popullin’ e vet porsi dhen, edhe u hoq udhënë ndë shkreti porsi tufeje,
53edhe u hoq’ udhënë mbë shpëresë, edhe nuk’ u frikuenë; edhe deti mbuloi anëmiqt’ e atyneve.
54Edhe i shtiu ndë synuer të shenjtënisë vet, ndë këtë mal, qi fitoi e diathta e ati,
55edhe përzuni kombetë prei sysh atyneve, edhe ua dau trashigiminë me littar, edhe nguli farat’ e Israelit ndë tendat t’atyneve.
56Por ata gërganë edhe idhënuenë Perëndin’ e naltë, edhe nukë rueitnë deshmimet’ e ati,
57por u këthyenë, e duelnë prei fjalësë, porsi atenit’ e atyneve, u këthyenë porsi hark i shtrembëtë;
58edhe e zemëruenë me tempuj ndër kodrat e veta, edhe e shtinë ndë zmir me të gëdhendunat e atyne.
59Ndigjoi Perëndia, edhe u zemërue tepërë, edhe iu ndye fort Israeli,
60edhe hoq dorë prei tendësë Shiloit, asai tendësë qi pat ndenjunë ndërmiet njerëzish,
61edhe dha fuqin’ e ati ndë robëni, edhe lavdin’ e ati ndë dorë të anëmikut.
62Edhe dha popullin’ e vet ndë gojë të shpatesë, edhe u zemërue tepërë kundrë trashigimit vet.
63Ziarrmi hangër dialoshët’ e atyneve, edhe virgjineshat’ e atyneve nukë panë gëzim.
64Priftënit’ e atyneve ranë ndë gojë të shpatesë, edhe të vejat’ e atyneve nukë qjanë.
65Ateherë Zoti u ngrit porsi prei gjumit, si nji njeri i fortë, qi bërtet prei venësë,
66edhe u ra anëmiqvet vet mbrapazë, u dha shpërnderim për gjithë jetënë.
67Edhe hodhi tej tendën’ e Iosefit, edhe nukë sgjoth farën’ e Efraimit,
68por sgjoth farën’ e Iudësë, malin’ e Sionësë, të cillin’ e deshi.
69Edhe ndërtoi shenjtënoren’ e vet porsi shtëpi të naltë, porsi dhenë qi themeloi për gjithë jetënë.
70Edhe sgjoth Davidinë shërbëtorin’ e vet, edhe e hoq prei tufavet dhenvet;
71mbrapa pëllorevet e pruni, për me kullotunë Iakobinë popullin’ e ati, edhe Israelinë trashigimin’ e ati.
72Edhe i kulloti mbas zemrësë vet pa të keqe, edhe u hoq udhënë me të vëjefshimet duert e veta.

Currently Selected:

Psalteri 78: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy