YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 76

76
Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth. Psallmë kanke e Asafit.
1Perëndia asht’ i ngjofunë ndë Iudënit, emëni i atiasht’ i math ndë Israel.
2Edhe tenda e ati ashtë ndë Salemë, edhe të ndenjunit e ati ndë Sionë.
3Atie theu shigjetat’ e harkut, mburonjënë, edhe shpatenë, edhe luftënë. Selah.
4Ti je fort ma i ndritshim se malet’ e rrëmbimit.
5Zemër-ashpërët’ u ropnë, fyetnë gjumin’ e vet, edhe askush prei burravet fortë s’gjeti duert’ e veta.
6Prei qirtimit t’yt, o Perëndia i Iakobit, ranë ndë gjumë edhe qerreja edhe kali.
7Ti je i frikëshim, edhe kush do të qindrojë përpara teje, kur të zemërohesh?
8Kah qielli bane me u ndigjuem gjuq, dheu u frikue, edhe pushoi,
9kur u ngrit Perëndia mbë gjyq, për me shpëtuem gjithë të butët’ e dheut. Selah.
10Se zemërimi i njeriut ka me të lavduruem, edhe ke me ndalunë të mbetunit’ e zemërimit.
11Thoni urata, edhe ia epni Zotit Perëndisë tuei; gjith’ ata qi janë rreth ati le të bienë dhunëtia të frikëshimit,
12i cilli ngre frymën’ e zotënivet, të frikëshimit ndër mbëretënit e dheut.

Currently Selected:

Psalteri 76: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy