YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 71

71
1Shpëreva mbë tyi, o Zot: mos u turpënofsha kurrë.
2Për dreitëninë tande shpëto-më, edhe liro-më; ul veshinë tand tek unë, edhe shpëtomë.
3Ban-m’u gur për të ndenjunë, qi të mpshtetem atie përherë; ti urdhënove të më shpëtojsh, se ti je guri em edhe kasteli em.
4O Perëndia em, shpëto-më prei dorësë të pa-besit,edhe prei dorësë të paudhit edhe të shtrembëtit.
5Se tije pritëja eme, o Zot Perëndi, shpëresa eme çë prei dielmënisë s’eme.
6U mpshteta mbë tyi çë prei barkut, ti je mbulesa eme çë prei zorrëvet barkut amësë s’eme, kam për me të lavduruem përherë.
7U bashë porsi nji kafshë e egrë mbë të shumët, por ti je e forta mpshtetëja eme.
8U mbushtë goja eme me lavduriminë tand, edhe me lavdinë tande gjithë ditënë.
9Mos më hith tej ndë kohë të pleqënisë, mos hiq dorë prei meje, kur të më lajë fuqia.
10Se anëmiqt’ e mi flasinë për mue, edhe ata qi ruejënë shpirtinë t’em, bajënë këshille bashkë,
11tue thanë: Perëndia hoqi dorë prei ati, ndiqni-a edhe zini-a, se s’ka kush ta shpëtojë.
12O Perëndi, mos u mërgo prei meje; o Perëndia em, nxito me më ndifunë.
13U turpënofshin’e u shofshin’ anëmiqt’ e shpirtit t’em, i mbuloftë marrëja e turpëja ata qi kërkojënë të keqenë t’eme.
14Por unë kam me shpëryem përherë, edhe kam me shtuem lavdurimet’ e tu mbë të gjithë.
15Goja eme ka me dëftuem dreitëninë tande edhe shpëtiminë tand gjithë ditënë, se nukë ngjof numëratë.
16Kam me hymë ndë fuqi të Zotit Perëndisë, kam me përmendunë dreitëninë tande vetëmë.
17O Perëndi, ti më mësove çë prei dielmënisë s’eme, edhe deri tashti dëftoishiem mërekullit’ e tua.
18Mos hiq’ dorë prei meje as deri ndë pleqënit, edhe deri ndë të sbardhunit e qimevet mia, o Perëndi, deri sa t’i dëftoj krahinë tand këti brezi, edhe fuqinë tande gjith’ atyne qi vinë mbas.
19Sepse dreitënia jote, o Perëndi, ashtë fort nalt, sepse ti bane punë të mëdha; o Perëndi, kush ashtë si ti,
20i cilli më dëftove shumë shtrëngime e të këqia, edhe u këtheve e më dhe frymë të gjallë, edhe më nxore përsëri prei abyssavet dheut?
21Shtove madhëninë t’eme, edhe u këtheve e më ngushullove.
22 Andai edhe unë, o Perëndia em, kam me të lavduruem me organ psallteri tyi, edhe të vërtetënë tande; kam me të psallunë me qitharë, o Shenjt’ i Israelit.
23Kanë me u gëzuem buzët’ e mia, kur të psall për tyi, edhe shpirti em, qi e shpërbleve.
24Por edhe gjuha eme ka me folunë për dreitëninë tande gjithë ditënë, sepse u marruen’ e u turpënuen ata qi kërkojënë të keqenë t’eme.

Currently Selected:

Psalteri 71: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy