YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 6

6
1Edhe kur zunë njerëzitë të shumoheshinë mbi faqet të dheut, edhe bija u lintnë atyreve, 2atëhere të bijt’ e Perëndisë, kur panë të bijat’ e njerëzet se ishinë të bukura, muarrë gra për vetëhen’ e tyre nga të gjitha sa sgjodhë. 3Edhe Zoti tha: Nukë do të mbetetë përherë fryma ime bashkë me njerinë, sepse është mish; dit e ati do të jenë edhe një qint viet.
4Nd’ato dit ishinë gjigantëtë mbi dhet, edhe pastaj si hynë të bijt’ e Perëndisë ndër të bijat e njerëzet, edhe ato u puallnë djem atyre; ata (ishinë) të fortëtë, burra me emër që moti.
5Edhe Zoti pa se u shumua e liga e njeriut mbi dhet, edhe gjithë qëllimet’ e mëndimevet zemërës’ ati (ishinë) vetëmë të këqia përditë. 6Edhe Zoti u pendua që bëri njerinë mbi dhet; edhe u hidhërua ndë zemërët të ti. 7Edhe Zoti tha: Do të shuanj njerinë, që bëra, nga faqeja e dheut; që nga njeriu gjer mbë bagëti, e shtërpi, e shpes qielli; sepse u pendova që bëra ata.
8Po Noeja gjeti hirë përpara Zotit.
9Këjo (është) gjeneallogjia e Noesë. Noeja ishte një njeri i dreitë, (edhe) i tërë ndër shokët të kohësë ti; Noeja eci me Perëndinë. 10Edhe Noesë i lintnë tre djem: Simi, (e) Hami, e Jafethi.
11Edhe dheu u vduar përpara Perëndisë, edhe u mbush dheu me punë të paudha. 12Edhe Perëndia pa dhenë, edhe na tek ishte vdierë, sepse çdo mish kish vdierë udhën’ e ti mbi dhet.
13Edhe Perëndia i tha Noesë: Fundi i çdo mishi erdhi përpara meje, sepse dheu u mbush me punë të paudha prej atyre; edhe na tek do të shuanj ata edhe dhenë.
14Bën për vetëhenë tënde një arkë prej drush Goferi; të bënjç dhoma nd’arkët, edhe t’e lyenjç atë me pisë, përbrënda e përjashta. 15Edhe kështu ta bënjç atè: arka (të jetë) tre qint kut e gjatë, edhe pesëdhietë kut e gjerë, edhe tridhietë kut e lartë. 16Të bënjç vënt për dritë nd’arkët, edhe ta ngreç një kut siprazi; edhe t’ia lësh derën’ arkësë për ijash; ta bënjç atë me një pat, e me dy pate, e me tre pate.
17Edhe na unë vetë, tek bie përmbytëjen’ e ujëravet mbi dhet, që të vdier çdo mish, që ka frymë të gjallë ndë vetëhet të ti përposh qiellit; gjithë ç’ (është) mbi dhet do të vdesë. 18Edhe do të vë dhiatënë time te ti; edhe do të hynjç nd’arkët, ti edhe bijt’ e tu, edhe gruaja jote, edhe grat’ e bijet tu bashkë me ty. 19Edhe nga çdo shtëzë prej çdo mishi të këllaç brenda nd’arkët nga dy nga të gjitha, që të ruanjç jetën’ (e atyreve) bashkë me ty; të jenë mashkull e femërë. 20Nga shpestë pas farës’ atyre, edhe nga bagëtitë pas farës’atyre, nga gjithë shtërpinjt’ e dheut pas farës’ atyre, nga dy nga të gjitha të hynjënë te ti, që t’u ruanjç jetënë. 21Edhe ti merr me vetëhenë tënde nga çdo të ngrënë që hahetë, edhe ta mbëlethç (atë) afërë teje, që të jetë ushqim për ty, edhe për ato.
22Edhe Noeja bëri gjith’ ato që e urdhëroi Perëndia; ashtu bëri.

Currently Selected:

të bërëtë 6: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy