YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 37

37
1Edhe Jakovi ndenji nd’atë dhe që pat ndenjur’ i ati, ndë dhet të Hanaanit. 2Këjo (është) gjeneallogjia e Jakovit. Josifi, kur ishte shtatëmbëdhietë vieç i ri, kulloste dhëntë bashkë me të vëllezërit’ e ti, të bijt’ e Bilhahësë, e të bijt’ e Zilpahësë, gravet t’et, edhe Josifi i zuri n’gojë t’et atyre zën’ e lik t’atyre. 3Edhe Israili donte Josifnë më fort se gjithë të bijt’ e ti, sepse ishte biri pleqërisë ti, edhe i bëri një rrobe të larme. 4Edhe të vëllezërit e ati, tuke parë se i ati atyreve donte më fort atë, se gjithë të vëllezërit’ e ati, e kishinë cmir, edhe nukë munt t’i flisninë me të mirë. 5Edhe Josifi pa ëndërrë, edhe ua tregoi të vëllezëret, edhe (ata) i kishinë mëri ati më tepërë. 6Edhe (ay) u tha atyreve: U lutem pa dëgjoni këtë ëndërrë që pashë: 7Na tek po lidhim dorëza ndë mest të fushësë, edhe na tek u ngre dorëza ime edhe qëndroj dreitë, edhe na dorëzatë tuaja tek erthnë përqark, e iu falnë dorëzësë sime. 8Edhe të vëllezërit’ i thanë ati: Mbëret do të bënesh mbi ne? Apo zot do të bënesh ndër ne? Edhe i kishinë mëri ati më tepërë për ëndërrat e ati, edhe për fialët e ati. 9Pastaj (ay) pa edhe një tietër’ ëndërrë, e ua tregoi të vëllezëret, edhe tha: Na tek pashë një tietër’ ëndërrë, edhe na te m’u falnë dielli, edhe hëna, edhe dymbëdhiet’ yje. 10Edhe (ja) tregoi t’et edhe të vëllezëret, edhe i ati e qërtoi atë, e i tha: Ç’(është) këjo ëndërrë që pe? Vallë mos do të vimë un’ e jot ëmë, edhe tët vëllezër, që të falemi ty gjer përdhe? 11Edhe të vëllezërit’ i kishinë cmir ati, po i ati ruante fialënë. 12Edhe të vëllezërit’ e ati vanë të kullotinë dhënt’ e t’et ndë Shehem. 13Edhe Israili i tha Josifit: A nukë kullosënë (dhëntë) tët vëllezër ndë Shehem? Eja, të të dërgonj te ata. Edhe ay i tha: Na (ku jam) unë. 14Edhe (ay) i tha ati: Shko pra, të shohç, ndë janë mirë tët vëllezër, edhe (ndë janë) mirë dhëntë, edhe biermë zë. Edhe e dërgoi atë nga groporeja e Hebronësë, edhe erdhi ndë Shehem. 15Edhe një njeri gjeti atë tuke ardhurë tej e këtej ndëpër fushët, edhe njeriu e pyeti, edhe i tha: Ç’kërkon? 16Edhe ay tha: Kërkonj tem vëllezër, të lutem, dëftemë, ku kullosënë. 17Njeriu tha: U ngritnë së këtejmi, sepse dëgjova ata që thoshinë: Le të vemi ndë Dothan. Edhe Josifi vate prapa të vëllezëret, edhe i gjeti ata ndë Dothan. 18Edhe ata kur panë atë së largu, që pa afruarë ndër ata, këshilluanë kundrë ati ta vrisinë. 19Edhe i tha njëri jatrit: Na tek po vien mieshtri ëndërravet, 20eni pra tashi, edhe le ta vrasëmë, edhe le ta hedhëmë mbë ndonjë gropë, edhe të themi (se): Bishë e keqe e hëngri; edhe do të shohëmë, ç’do të bënen’ ëndërrat’ e ati. 21Edhe kur dëgjoi Ruvini, e shpëtoi atë nga duart’ e atyreve, edhe tha: Le të mos i bëjmë dëm ati ndë jetët. 22Edhe Ruvini u tha atyre: Mos derthni gjak, hidheni atë ndë këtë gropë (që është) ndë shkretëtirët, edhe mos viri dorë mbi atë; që ta shpëtonte nga duart’ e atyreve, (edhe) t’ia epte prap t’et. 23Kur erdh pra Josifi te të vëllezërit e ti, i sveshnë Josifit rrobenë, (atë) rroben’ e larme, që kish përsipërë, 24edhe e muarrë, edhe e hodhë ndë gropët, edhe gropa ishte e thatë, s’kishte ujë. 25Pastaj ndenjnë e hëngrë bukë, edhe kur shtinë syt’ e panë, na tek po vininë ca udhëtarë Ismailitë nga Gileada, me kamillet’ e atyre ngarkuarë me erëra të mira e me ballsam e me myrrë, edhe vijnë t’i shpijnë ndë Egjyptëri. 26Edhe Judha u tha të vëllezëret: Ç’dobi (është), ndë vrafshim vëllanë tanë, edhe të fshehëmë gjakun’ e ati? 27Eni edhe le t’ua shesëmë Ismailitëvet, edhe le të mos vëmë duartë tona mbi atë, sepse është vëllai ynë (edhe) mishi ynë. Edhe të vëllezërit’ e ati i dëgjuanë. 28Edhe tek po shkonin (aty drejti) ca Midianitë tregjëtarë, (ata) hoqnë Josifnë edhe e nxuarrë nga gropa, edhe ua shitnë Ismailitëvet për njëzet argjënde, edhe ata prunë Josifnë ndë Egjyptëri. 29Edhe Ruvini u kthye ndë gropët, edhe na tek nuk’ ishte Josifi ndë gropët, edhe (ay) çorri rrobet’ e tia, 30edhe u kthye te të vëllezërit’ e ti, e tha: Diali nuk’ (është), po unë, ku të vete unë? 31Atëhere muarrë rroben’ e Josifit, edhe thernë një keth nga dhitë, edhe ngjyenë rroben ndë gjakt, 32edhe dërguanë rroben’ e larme, e ja prunë t’et, e thanë: Gjetëm këtë, njihe tashi ndë është rrobeja e tyt bir, apo jo. 33Edhe ay e njohu atë, e tha: Rrobeja e tim bir (është), bishë e keqe e pasëka ngrënë, Josifi qënëka copëtuar’ i tërë. 34Edhe Jakovi çorri rrobet’ e tia, edhe vuri thes ndë ijët të ti, edhe mbajti zi shumë dit për të birë. 35Edhe u ngrenë gjithë të bijt’ e ati, e gjithë të bilat’ e ati, për të ngushëlluar’ atë, po nukë donte të ngushëllonej, e thoshte se: Tuke mbajturë zi do të sbres te im bir ndë varrt. Edhe i ati e klau atë. 36Edhe Midianitëtë ja shitnë atë Potifarit ndë Egjyptëri (i cili ishte) i dredhuri Faraonit, i pari ruanjëset (mbëretit).

Currently Selected:

të bërëtë 37: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy