YouVersion Logo
Search Icon

Romanë 16

16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1U rekumandar juvet Fivënë, motrënë tënë, që është shërbesë ndë Qishë të Qehresë.
2Që ta dheksni atë mbë Zotnë, sikundrë duhetë ndë Shënjtorë, e ta ndihni atë ndë çdofarë punë që do të ketë hri nga jush, sepse edhe ajo ka ndihurë shumëvet, edhe mua vetë.
3Thoi të fala Prisqillësë edhe Aqillësë ndihmëçivet së mi mbë Krishtinë Iisunë.
4(Ata ujnjë qafën’ e ture për të shpëtuarë unë. Ature nuk’ u thom unë vetëmë të mirë, po edhe gjithë Qishët’ e Ethnikovet).
5Të fala edhe mbë Qishë që është mbë shtëpi të ture. Të fala edhe mbë Epenetonë, të dashurinë tim, ai është pemm’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë.
6Të fala nde Mariami, që ajo u mundua shumë për nevet.
7Të fala Andhronikoit edhe Iunisë, gjërivet së mi, që ndëjnë me mua ndë hapsanë. Ata janë të nderçurë nd’apostoj, edhe përpara meje të nderçurë mbë Krishtinë.
8Të fala nde Amplia, i dashuri im mbë Zotnë.
9Të fala nde Urvanoi, shoku inë mbë Krishtinë, edhe nde Stahu, i dashuri im.
10Të fala mbë Apelinë, të zgjedhurinë mbë Krishtinë. Të fala thoi mbë shtëpi t’Aristovulit.
11Të fala mbë Irodhionë, gjërinë tim. Të fala mb’ata nga shtëpi e Narqisoit, që janë mbë Zotnë.
12Thoi të fala Trifenësë edhe Trifosësë, ature që mundonenë mbë Zotnë. Të fala thoi së dashurësë Persidhësë, që është munduarë shumë mbë Zotnë.
13Të fala mbë Rufonë, të zgjedhurinë mbë Zotnë, edhe mbë mëmmën’ e tij e timenë.
14Të fala mbë Asingritonë, mbë Flegondnë, mbë Ermanë, mbë Patrovënë, mbë Erminë, edhe mbë vëllazër që janë me ta bashkë.
15Të fala thoi Fillollogut edhe Iulisë, Nireut, edhe motrësë tij, edhe Olimbait, edhe gjithë Shënjtorëvet që janë me të bashkë.
16Thoi të fala njeri-jatërit me të puthurë Shënjtërishte. U falenë juvet Qishët’ e Krishtit.
17Unë pa u lutem juvet, vëllazër, të kini sitë hapëtë mb’ata që bëjënë të çqierë e spodhi mbë dhidhahi që kini mpsuarë juvet, e largouni prej suresh.
18Sepse të tillëtë nukë punojënë Zotnë tënë Iisu Hristonë, po punojënë barkn’ e ture, e me fjalë t’ëmbla e me të përkëdheltura kthejënë zëmërat’ e ature që s’kanë djallëzi.
19Sepse të gjegjuritë tuaj vate ndë çdo anë. Gëzonem adha për juvet, ma dua të jini juvet sofo mbë të mirë, e të padreqëzi mbë të keqe.
20E Perndia e paqesë do të thërmojë satananë ndënë këmbë tuaj shpejt. Hiri i Zotit sonë Iisu Hristoit me juvet. Ashtu qoftë!
21U falenë juvet shoku im Timotheoi, edhe Lluqioi, edhe Iasoni, edhe Sosipatroi, gjërit’ e mi.
22U falem juvet mbë Zotnë unë Tertioi që shkrova kartënë.
23U faletë juvet Gaioi që më ka mua mbë shtëpi edhe gjithë qishënë. U faletë juvet Erastoi, konomi i qutetit, edhe Kuartoi, vëllai.
24Hiri i Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Kështu qoftë!
25Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet.
26E ndashti pa u zbulua e u njoh mbë gjithë fili me anë të kartëravet së profitëvet, sikundrë qe urdhëria e Perndisë së pasosurë për të gjegjurë navet ndë besë.
27Mbë të vetëminë sofonë Perndinë nder e lëvdim, me anë të Iisu Hristoit, ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë!
* Mbë Romanë u shkrua nga Jordheza me mes të Fivësë, shërbesësë Qishësë Qehresë.

Currently Selected:

Romanë 16: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy