YouVersion Logo
Search Icon

Iudhësë 1

1
1Iudha, ropi i Iisu Hristoit, e vëllai i Iakovit, mb’ata që janë shënjtëruarë mbë Perndinë babanë, e të ruajturë të thirrë mbë Iisu Hristonë.
2Le të shtonetë mbë juvet ndëjesa, paqi e dashuria.
3Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.
4Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.
5Dua adha t’u kujtoj juvet, që patë mpsuarë njëherë këtë, se Zoti si shpëtoi llaonë nga vëndi i Egjiptosë, të ditënë i humbi ata që nukë besuanë.
6Edhe Ëngjëjtë që nukë ruajtinë të lartët’ e ture, po lanë vëndn’ e ture, i ruan mbuluarë nd’errëcirë ndë zinçirë të pasosurë mbë gjuq të ditësë madhe.
7Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë.
8Kështu edhe ata dëmëtojnë kurminë ndë ëndëra të ture, zotërinë shkeljënë, edhe dhoksatë i shajënë.
9E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë.
10Ma këta sa nukë dinë, i shajnë, e si bagëti të pagoja, sa punëra dinë të fisit, mb’ato bëjënë prishëjën’ e ture.
11Ve mbë ta, sepse kanë ecurë ndë udhë të Kainit, e ndë gënjeshtrë të pagësë Vallaamit janë gremisurë, e janë humburë ndë rebeli të Koreut.
12Këta janë dhunëra ndë dashurira tuaj, tuke ndënjurë bashkë ndë mësallë pa turp, mbajnë vetëhen’ e ture; mjergulla të pauja, që i bie era tutje e tëhu, lisa të vjeshtësë, të papemë, vdekurë di herë, për të shkulurë nga rrënjatë.
13Tallaze t’egra të detit, që shkumojënë tu(r)pet’ e ture, ulle të pllanepsura, për ata mjergull’ e zezë ruhetë për gjithë jetë.
14E për këta profitepsi edhe Enohu, i shtati nga Adhami, e tha: Erdhi Zoti ja, me mijëra të shënjtorëvet së tij.
15Të bëjë gjuq kondrë gjithëvet, e të rrahë faqenë të gjithëvet të pabesëvet të ture, për gjithë punëra të evsevisë ture që paramonisnë, e për gjithë fjalët’ e ashpra që folë kondrë tij fajëtorëtë, e të pabesëtë.
16Këta janë murmunjatorë, mçeësh, që rrojënë sikundrë do oreksi ture. E gjuha e ture nxjer perifani, mburrëçorë dicavet njerëzet për të f(i)tuarë.
17Ma juvet, o të dashurë, kujtoni fjalëtë që u patnë thënë më përpara Apostojt’ e Zotit sënë Iisu Hristoit.
18Sepse u thoshnë juvet, që ndë kohë të pastajme do të vijënë përqeshësh, që do të rrojënë sikundr’ ësht’ oreksi i ture i paranomivet.
19Këta janë që shquajnë vetëhenë si kafshë që nukë kanë Shpirt.
20Ma juvet, o të dashurë, tuke stisurë vetëhenë tuaj mbë shumë të shënjtëruarënë besënë tuaj, lutuni me anë të Shënjtit Shpirt.
21Mbai vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perndisë, tuke shpërierë ndëjesën’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë jetë të pasosurë.
22E për ca t’u vijë keq tuke bërë dhiakris.
23E ca t’i shpëtoni me frikë, tuke rrëmbierrë nga zjari, tuke urrierë edhe atë rrobën’ e kurmit të lerosurënë.
24E mb’atë që ësht’ i fortë t’u ruajë juvet të pafaj, e t’u stisjë përpara nderit së tij pa katigori me gëzim.
25Mbë të vetëminë sofonë Perndinë Sotirë tënë, le të jetë lëvdim, e madhëci, mbretëri e urdhër, edhe ndashti edhe ndë jetë pas jetet.
Ashtu qoftë!

Currently Selected:

Iudhësë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy