YouVersion Logo
Search Icon

Çifut 11

11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1Është adha besa një themeli e punëravet që shpërejmë; të dëftuarë të punëravet që nukë shihenë.
2Sepse për këtë besë u nderuanë të lashtitë.
3Me anë të besësë kupëtojmë qish janë bërë jetëtë me fjalë të Perndisë, kaqë që këto që dukenë nukë janë bërë nga ato që dukenë.
4Me anë të besësë pru Aveli mbë Perndinë kurban më të mirë se Kaini. Për atë besë është mburrurë për i drejtë se i dheksi atij Perndia dhurëtinë. E për atë besë ndonëse vdiqi, edhe po mbahetë mënd.
5Për besë Enohu u shpu ndë tjetër vënd, që të mos shihte vdekëjë; e nuk’ u gjënd, sepse e shpuri Perndia ndë tjetër vënd; sepse pa dhe të ndërruarë të vëndit së tij, qe mburrë si i cgjedhurë te Perndia.
6Pa besë adha s’mund të pëlqejë njeri Perndisë, sepse ai që qasetë te Perndia duhetë që të besojë, se është Perndi, e poguan ata që kërkojënë.
7Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa.
8Me besë kur qe thirrë Avraami, digjoi të del mb’atë vënd, që duaj të mirr klironomi, e u nis pa dijturë ku kish për të vaturë.
9Me besë ndënji i huaj ndë vënd që i qe taksurë, si mbë të botësë, tuke ndënjurë mbë tendëra me Isaaknë e Iakovnë klironomë bashkë së tilit vënd.
10Sepse prit atë qutetn’ e themeliosurë mirë, që asaj arhitek që e themeliosi është Perndia.
11Me besë edhe ajo Sarra shterpa mori fuqi të bënej me barrë, e polli ndonëse qe shkuarë koha, se e mori për të vërtetë atë që bëri të taksuritë.
12Pra andaj edhe nga një vetëmë, edhe kij gati i vdekurë, leu një turmë (pjellësh) posi ujët’ e Qiellit, e posi rërë e detit e panëmëruara, që është mb’anë të detit.
13Ndë besë vdiqnë këta të gjithë, pa marrë të taksuratë, po tuke parë ato për së largut, e tuke bindurë, i deshnë, e molloisnë që janë miq të huaj mbi dhe.
14Sepse ata që kuvëndojënë kështu dëftojënë që kërkojënë patridhënë.
15E të qe që të mbaijnë ndër mënd atë nga duallë, do të kishnë kohë të kthenishnë mbë të.
16Ma ndashti dëshërojënë një më të mirë, domethënë të Qiellit; andaj nukë ka turp Perndia të quhetë Perndi e ature, sepse i kish bërë ature gati qutet.
17Me besë Avraami u dhoqimas nga Perndia, e pruri kurban Isaaknë, e ther djalën’ e vetëmë, ai që mori të taksuratë.
18Ai që i qe thënë: Mbë Isaaknë do të jetë fara jote.
19Silloisi (Avraami) që e fortë është Perndia të ngjalljë Isaaknë nga të vdekuritë; andaj e mori pa atë posi ndë një Ikonë.
20Me besë Isaaku dha bekimnë Iakovit edhe Isafit, tuke vështruarë punëratë që do të vijnë.
21Me besë Iakovi mbë të vdekurë bekoi çdonjë nga djelmt’ e Iosifit; e u fal si akumbisi mb’anë të shkopit së tij.
22Me besë Iosifi kur vdis kujtoi të dalët’ e bijet së Israilit (nga Egjiptoja), e porsiti për eshtëra të tij.
23Me besë Moisiu poqë leu, u fsheh tre muaj prej përindet së tij, sepse panë që qe një djalë i bukurë, e nuk’ u trëmbnë porsin’ e mbretit.
24Me besë Moisiu si u bë i madh, nukë deshi të quhej bir i vashëzësë Faraonit.
25Sepse cgjodhi më tepërë të hiq të keq bashkë me llao të Perndisë, se të gëzonej për pak kohë ndë faje.
26Me të madh hazine e silloisi dhunën’ e Krishtit nga hazinet’ e Egjiptosë; sepse vështron ndë të poguarë të pastajmë.
27Me besë la Egjiptonë, pa pasurë frikë nga të zëmëruarit’ e mbretit; sepse u forcua si me të parë t’atij që nukë shihetë.
28Me besë lutej Pashkënë, e bëri të derdhurit’ e gjakut që të mos i ngit Israilitë ëngjëlli që vrit djemtë e parë t’Egjiptiovet.
29Me besë shkuanë ndëpër Det të Kuq, si ndëpër dhe të thatë; atë deshnë të dhoqimasnë Egjiptiotë, e u mbitnë.
30Me besë u gremisnë muret’ e Ierihosë, kur i rrotulluanë Israilitë shtatë dit.
31Me besë kurva Rahav nukë pësoi gjë me të pabesëtë bashkë, kur dheksi me paq Kataskopëtë.
32Edhe ç’të thom unë? Sepse s’m’ arrin mua koha të rrëfej për Gjedheonë, Varaknë, edhe Sampsonë, edhe Iefthaenë, Dhavidhnë, edhe Samuilë, edhe Profitëtë.
33Ata me besë mundnë mbretërira, bënë të drejtënë, muarrë të taksuratë, thurë gojët’ e leondarëvet.
34Shuajtinë fuqin’ e zjarit, shpëtuanë nga të prerit’ e thikëvet, shëruanë nga sëmundëtë, u bënë të fortë ndë luftë, i bënë të ikëjnë asqeret’ e huaj.
35Muarrë gratë të vdekurit’ e ture të ngjallturë, të tjerë pa me të rrahurë si duallë vdiqnë, e nukë deshnë shpëtimnë, që të gjejënë të ngjallturë më të mirë.
36Të tjerë dhoqimasnë të shara edhe të rrahura, edhe më shumë të lidhura e të fillakosura.
37U mbuluanë me gurë, u prenë me sharrë, u gucitnë, vdiqnë ndënë thikë, ecnë pështjellë me lëkurë të dhënet, të dhivet, tuke lipurë, tuke shtrënguarë, tuke gjëmuarë.
38(Ata që për të tillëtë nukë qe jeta e zonja) u pllanepsnë nd’erimira, ndë male, ndë shpella, e ndë vëra të dheut.
39E këta të gjithë ndonëse qenë mburrurë me martiri që u ipej për besë të ture, nukë muarë të taksuratë.
40Sepse Perndia pat dhiorisurë një punë më të mirë për nevet, që të mos jenë teliosurë përveçe nesh.

Currently Selected:

Çifut 11: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in