YouVersion Logo
Search Icon

2 Korinthi 2

2
Krie e ditë
1Kam bërë nijet me vetëhe time këtë, që të mos vij ndër ju përsëri për të helmuarë.
2Sepse nd’ u helmofça unë juvet, cili ësht’ ai që do të më gëzojë mua? Përveçe ai që pat qënë nga meje helmuarë?
3E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.
4Sepse nga helmi i shumë e gulçimi i zëmërësë u shkrova juvet me shumë lot, jo që të helmoneni, po që të njihni dashurinë që kam shumë më tepërë mbë ju.
5E ndë qe ndonjë që më helmoi mua, nukë helmoi mua, po helmoi pakëzë, që të mos bënem i rëndë gjithë juvet.
6Sado i është së tilit kij mundim që u bë nga të shumëtë.
7Kaqë që përkundrë ju duhetë të bëni hir më tepërë e parigori, mos ndodhetë e e pijë helmi i tepërë të tilinë.
8Pra andaj u lutem juvet të dëftoni mb’atë dashuri të paluajturë.
9Andaj me këtë nijet edhe ju shkrova, që të njoh mëndienë tuaj, ndë jeni mbë të gjitha të gjegjurë.
10E mb’atë që bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij që ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, që të mos dëmëtonemi nga Satanai.
11Sepse ja dimë gënjeshtrat’ e tij.
12E kur arrijta ndë Troadhë për të dhidhaksurë Ungjill’ e Krishtit, e si m’u hap port’ e Zotit, nukë paçë të prëjturë ndë Shpirt tim, sepse s’paçë gjeturë vëllanë tim Titonë.
13Po si i laçë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni.
14Lëvdim pa ndë Perndinë që na bën nevet të mundjëmë kurdo mbë Krishtinë, e bën të çfaqetë mirudhi e së njohurit së tij, me anë tënë mbë çdo vënd.
15Sepse mirudhi e Krishtit jemi nevet mbë Perndinë edhe për ata që sosenë, edhe për ata që humbasënë.
16Për dica mirudhi e vdekëjësë, për vdekëjë të ture, e për dica mirudhi e jetësë, për jetë të ture. E për këto punëra kush është që të jetë kaqë i zoti?
17Sepse nukë jemi si të shumëtë, që shesënë fjalën’ e Perndisë, po si nga zëmër’ e qëruarë, si nga an’ e Perndisë, flasëmë përpara Perndisë mbë Krishtinë.

Currently Selected:

2 Korinthi 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in