Mba vesh, o Perëndia im, e dëgjo! Hapi sytë e tu e shiko shkretimin tonë dhe qytetin që mban emrin tënd. Nuk të përgjërohemi për hir të drejtësisë sonë, por prej mëshirës sate të madhe. Dëgjo, o Zot! Fal, o Zot! Vështrona, o Zot, e vepro! Për hirin tënd, o Perëndia im, mos vono, se ky qytet e ky popull mban emrin tënd!».