1
1 Pjetrit 4:8
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Para së gjithash, të keni dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon shumë mëkate.
Compare
Explore 1 Pjetrit 4:8
2
1 Pjetrit 4:10
Secili prej jush, si kujdestar i mirë i dhuntive të ndryshme të Perëndisë, ta përdorë dhuntinë e tij për t'u shërbyer të tjerëve.
Explore 1 Pjetrit 4:10
3
1 Pjetrit 4:11
Kush predikon, le të predikojë fjalët e Perëndisë dhe kush shërben, le të shërbejë sipas fuqisë që i jep Perëndia, që Perëndia të përlëvdohet në gjithçka nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i përket lavdia e pushteti, në shekuj të shekujve! Amen!
Explore 1 Pjetrit 4:11
4
1 Pjetrit 4:16
Nëse vuan si i krishterë, të mos ketë turp, por të përlëvdojë Perëndinë për këtë emër.
Explore 1 Pjetrit 4:16
5
1 Pjetrit 4:7
Fundi i të gjitha gjërave është afër! Bëhuni të urtë e rrini zgjuar për lutje.
Explore 1 Pjetrit 4:7
6
1 Pjetrit 4:12-13
Fort të dashur, mos u çuditni për sprovën e zjarrit nëpër të cilën po kaloni për t'u sprovuar, si të ishte diçka e jashtëzakonshme. Por gëzohuni që jeni pjesëtarë të vuajtjeve të Krishtit, që edhe kur të shfaqet lavdia e tij, të gëzoheni e të ngazëlloheni.
Explore 1 Pjetrit 4:12-13
7
1 Pjetrit 4:9
Jini mikpritës për njëri-tjetrin pa murmuritur.
Explore 1 Pjetrit 4:9
8
1 Pjetrit 4:19
Ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le të bëjnë të mirën e le t'ia besojnë plotësisht shpirtin krijuesit besnik.
Explore 1 Pjetrit 4:19
9
1 Pjetrit 4:1-2
Meqenëse Krishti vuajti në trup, atëherë duhet që edhe ju të armatoseni me të njëjtën mendësi, sepse ai që vuan në trup pushon së mëkatuari. Që tani e tutje ta jetoni atë që ju ka mbetur nga jeta në trup jo sipas kënaqësive njerëzore, por sipas vullnetit të Perëndisë.
Explore 1 Pjetrit 4:1-2
10
1 Pjetrit 4:14
Lum ju nëse ju tallin për shkak të emrit të Krishtit, sepse Shpirti i lavdisë dhe i Perëndisë prehet mbi ju.
Explore 1 Pjetrit 4:14