1
1 Korintasve 1:27
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Por Perëndia zgjodhi të marrët sipas botës për të turpëruar të urtët, zgjodhi të dobëtit sipas botës për të turpëruar të fortët.
Compare
Explore 1 Korintasve 1:27
2
1 Korintasve 1:18
Predikimi i kryqit është marrëzi për ata që shkojnë në humbje, por për ne të shpëtuarit është fuqia e Perëndisë.
Explore 1 Korintasve 1:18
3
1 Korintasve 1:25
Marrëzia e Perëndisë është më e urtë se njerëzit dhe dobësia e tij është më e fortë se ata.
Explore 1 Korintasve 1:25
4
1 Korintasve 1:9
Perëndia, që ju thirri në bashkësi me Birin e tij Jezu Krishtin, Zotin tonë, është besnik.
Explore 1 Korintasve 1:9
5
1 Korintasve 1:10
Vëllezër, ju lutem në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, të jeni të gjithë në një mendje për atë që thoni dhe të mos keni përçarje mes jush, por të jeni të bashkuar në mendime e arsyetime.
Explore 1 Korintasve 1:10
6
1 Korintasve 1:20
Ku është, pra, i urti? Ku është shkruesi? Ku është hulumtuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri Perëndia marrëzi urtinë e kësaj bote?
Explore 1 Korintasve 1:20