Fjalët e urta të Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit:
për të njohur urtinë e rregullin,
për të nxënë fjalët e mençura,
për të pranuar qortimet e mprehta,
drejtësinë, gjykimin e çiltërsinë,
për t'u dhënë thjeshtakëve zgjuarsinë,
të rinjve njohjen e shestimin.