Do t'i fshij emrat e Baalëve prej buzëve të tua,
emrat e tyre nuk do t'i kujtosh më.
Atë ditë për ta do të lidh një besëlidhje
me kafshët e fushës, me fluturakët e qiellit
e me zvarranikët e dheut.
Harkun, shpatën e luftën
do ta zhbij nga toka,
që të qetë të banojnë.