1
2 Mbretërve 6:17
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pastaj Eliseu u lut e tha: «O ZOT, të lutem, hapi sytë e shërbëtorit tim, që të shikojë!». Atëherë ZOTI ia hapi sytë shërbëtorit të Eliseut dhe, ja, përreth Eliseut pa malin të mbushur me kuaj e me karroca të zjarrta.
Compare
Explore 2 Mbretërve 6:17
2
2 Mbretërve 6:16
Eliseu iu përgjigj: «Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta».
Explore 2 Mbretërve 6:16
3
2 Mbretërve 6:15
Të nesërmen, shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit herët dhe, kur doli jashtë, pa një ushtri me kuaj e karroca lufte, që kishte rrethuar qytetin. Shërbëtori i tha Eliseut: «Ah, imzot, çfarë do të bëjmë?».
Explore 2 Mbretërve 6:15
4
2 Mbretërve 6:18
Kur armiqtë u hodhën në sulm kundër Eliseut, ai iu lut ZOTIT e tha: «Të lutem, verboi të gjithë këta njerëz!». Atëherë Zoti i verboi, që të mos shihnin më, sipas kërkesës së Eliseut.
Explore 2 Mbretërve 6:18
5
2 Mbretërve 6:6
Njeriu i Perëndisë e pyeti: «Ku ra?». Ai i tregoi vendin. Eliseu këputi një copë dru, e hodhi në atë vend dhe, ja, hekuri i sëpatës doli mbi ujë.
Explore 2 Mbretërve 6:6
6
2 Mbretërve 6:5
Ndërsa njëri prej tyre po priste një pemë, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Atëherë ai bërtiti: «Sa keq, imzot! Këtë sëpatë e kisha marrë hua».
Explore 2 Mbretërve 6:5
7
2 Mbretërve 6:7
Pastaj Eliseu i tha: «Kape!». Ai shtriu dorën dhe e mori.
Explore 2 Mbretërve 6:7
YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy
Home
Bible
Plans
Videos