Biri im, ndë priç fialët’ e mia, edhe ndë vlofsh porosit’ e mia ndë vetëhet tënde,
që t’i mbash vesh diturisë, edhe të unjç zemërënë tënde ndë urtësit,
ndë thërritç diturinë, edhe të gresh zënë tënt ndë urtësit,
ndë kërkofsh atë posi argjënt, edhe ndë kërkofsh atë posi thesarë të fshehurë,
atëherë do të kupëtonjç frikën’ e Zotit, edhe do të gjënjç të njohurit’ e Perëndisë.