1
nom i dytë 4:29
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine)
AL1884
Edhe prej andej do të kërkoni Zonë Perëndinë tuaj, edhe do t’e gjini, edhe do ta gjini kur ta kërkoni me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj.
Compare
Explore nom i dytë 4:29
2
nom i dytë 4:31
Sepse Zoti Perëndia yt (është) Perëndi i dhëmpshim, nukë do të heqë dorë prej teje, as nukë do të shuanjë, as nukë do të harronjë dhiatën’ e atëret tu, që u përbetua atyre.
Explore nom i dytë 4:31
3
nom i dytë 4:24
Sepse Zoti Perëndia yt është zjarr që diek, Perëndi zëlitar.
Explore nom i dytë 4:24
4
nom i dytë 4:9
Vetëmë vështro vetëhenë tënde, edhe ruaj shpirtinë tënt, mos haronjç ndonjëherë ato punë që panë syt’ e tu, edhe mos ndahenë ndonjëherë nga zemëra jote, për gjithë dit e jetësë s’ate, po mësojua t’yt-bije, edhe bijet t’yt-bije.
Explore nom i dytë 4:9
5
nom i dytë 4:39
Njih-e pra (këtë) ditë, edhe vër-e ndë zëmërët tënde, se Zoti, ay (është) Perëndi, lart ndë qiell, edhe poshtë mbi dhet, nuk’ është tietërë.
Explore nom i dytë 4:39
6
nom i dytë 4:7
Sepse cili komp (është kaqë) i math, që është Perëndia afër’ atij, posi Zoti Perëndia ynë është ndër të gjitha (kur) thërresëm’ atë?
Explore nom i dytë 4:7
7
nom i dytë 4:30
Kur të gjëndesh ndë shtrëngim, edhe të gjenjënë gjithë këto ndë dit të pastajme, atëherë do të këthenesh te Zoti Perëndia yt, edhe do të dëgjojsh zën’ e atij.
Explore nom i dytë 4:30
8
nom i dytë 4:2
S’keni për të shtuarë nd’ atë fialë që u urdhëronj juve, as s’keni për të hequrë gjë nga ajo, që të ruani ato urdhërimet’ e Zotit Perëndisë tuaj, që u urdhëronj unë juve.
Explore nom i dytë 4:2