Sfida - 40 Ditë Lutje!预览

Sfida - 40 Ditë Lutje!

40天中的第18天

Dua ta ndjek Jezusin çdo ditë!

Sot kemi mundësi të reja për të treguar mirësinë dhe shërbimin ndaj të tjerëve. Përdor lirinë që Perëndia të ka dhënë për të sjellë dashuri dhe bekim në jetën e të tjerëve.

🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për mundësi të reja për t’u treguar i mirë me dikë sot.

📖Vargu i Ditës:
"Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit."
— Galatasve 5:13 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
Cila është një mënyrë e thjeshtë për të treguar mirësi ndaj dikujt sot?

💪Sfida e Ditës:
Ndihmo një person në mënyrë praktike pa pritur asgjë në këmbim.

读经计划介绍

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More