Sfida - 40 Ditë Lutje!预览

Dua ta ndjek Jezusin çdo ditë!
Sot është një ditë për të reflektuar mbi udhëtimin e lutjes dhe për të falenderuar Perëndinë për gjithçka që Ai ka bërë gjatë këtyre 21 ditëve. Ai ka qenë besnik, ka dëgjuar lutjet tona dhe ka punuar në zemrat tona. Le të falënderojmë Atë dhe të qëndrojmë të përkushtuar në ndjekjen e Tij.
🙏Lutja e Ditës:
Lutje falenderimi - Falendero Perëndinë për drejtimin që po të jep në këtë udhëtim me Të.
📖Vargu i Ditës:
"Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty."
— Psalmet 32:8 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si ka ndikuar ky udhëtim i lutjes në jetën tënde?
💪Sfida e Ditës:
Ndaje një dëshmi personale mbi atë që Perëndia ka bërë në këto 21 ditë me një mik ose në mediat sociale.
圣经
读经计划介绍

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More