Sfida - 40 Ditë Lutje!预览

Sfida - 40 Ditë Lutje!

40天中的第17天

Dua ta ndjek Jezusin çdo ditë!

Perëndia na fton të mos shqetësohemi, por ta besojmë Atë në gjithçka. Ai na jep paqe, edhe në mes të sfidave të ankthit dhe stresit.

🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për të rinjtë që kanë sfida me frikën, ankthin, stresin.

📖Vargu i Ditës:
"Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsi, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus."
— Filipianëve 4:6-7 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të mbështetesh më shumë te Perëndia kur ndihesh i stresuar?

💪Sfida e Ditës:
Gjej një moment qetësie sot dhe bëj një lutje të sinqertë për një sfidë që po kalon.

读经计划介绍

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More