Sfida - 40 Ditë Lutje!预览

Sfida - 40 Ditë Lutje!

40天中的第23天

Fuqia e kryqit, përse vdiq Jezusi?!

Fuqia e kryqit sjell falje dhe çlirim. Kur Jezusi derdhi gjakun e Tij, Ai hapi rrugën që ne të pastrohemi nga çdo mëkat dhe të përjetojmë lirinë që vjen nga hiri i Perëndisë.

🙏Lutja e Ditës:
Lutemi që Perëndia do të na shfaqë sesa shumë na ka falur.

📖Vargu i Ditës:
"Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij."
— Efesianëve 1:7 (ALBB)

⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund ta jetosh faljen që ke marrë nga Perëndia?

💪Sfida e Ditës:
Lutu për dikë që ka nevojë për falje dhe shfaqi dashurinë e Perëndisë në një mënyrë praktike.

读经计划介绍

Sfida - 40 Ditë Lutje!

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️

More