Ura për tek Esteri预览

Ester 2:15-18
Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e vet, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit, rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë e të gjithëve atyre që e shihnin.
Esterin e çuan te mbreti Asuero në pallatin e tij mbretëror muajin e dhjetë, domethënë në muajin e tebethit, në vitin e shtatë të mbretërimit të tij.
Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.
Pastaj mbreti shtroi një banket të madh për tërë princat dhe shërbëtorët e vet, banketin e Esterit; përveç kësaj ai u dha një ditë pushimi krahinave dhe bëri dhurata me bujari mbretërore.
Jini vetvetja
Ja ku është! Të gjithë sytë e ndjekin atë! Të gjithë e pëlqejnë! Askush nuk mund të krahasohet me të! Më në fund ajo bëhet mbretëreshë. Mund ta keni parashikuar. Esteri ishte thjesht një person tërheqës, e këndshme në mënyrën se si vepronte dhe fliste. Njerëz të tillë e fitojnë tërheqjen e të tjerëve në mënyrë të natyrshme.
Një nga gjërat që e bënte Esterin tërheqëse ishte fakti që ajo nuk konkurronte për t’u nderuar. Kur më në fund i erdhi radha për t’u paraqitur te mbreti, ajo nuk kërkoi ndonjë bizhuteri të bukur, rroba të shtrenjta ose mjete kozmetike për të fituar favorin e mbretit. Ajo i qëndronte besnike vetvetes së saj dhe qëndronte e vërtetë ndaj Perëndisë, vullneti i të Cilit është të dukemi modestë dhe të pastër.
Nuk mund të jemi të sigurt në lidhje me atë që ishte në zemrën e Esterit. Mbase ajo nuk kishte dëshirë të bëhej mbretëresha e Persisë si vajzat e tjera, dhe është e vështirë të thuhet nëse Esteri e ndiente që dora e Zotit ishte në të gjithë këto gjëra që ndodhnin. Sërish duket që ka një qetësi të madhe në zemrën e saj, e cila e lejoi që ajo të ishte vetvetja, tamam ashtu siç Perëndia e kishte bërë. Në dymbëdhjetë muajt e fundit të përgatitjes, ajo refuzoi të bëhej si të gjitha vajzat e tjera rreth saj. Ajo qëndronte modeste dhe e thjeshtë. E tillë kishte arritur në pallat dhe e tillë mbeti gjatë atyre muajve të vështirë të parapërgatitjes. Ajo sjellje u kishte lënë mbresa të thella të gjithë atyre që e njihnin.
Mbase pyesni: Si mund të bëhem edhe unë ashtu si Esteri? Epo, sigurisht që nuk do ta mësoni nga bota këtë gjë. Përulini gjunjët tuaj dhe kërkojani këtë Perëndisë. Kërkojini Atij t’ju tregojë çfarë është vërtet e rëndësishme; lutuni që Ai të mos lejojë që të bëheni të cekët; kërkojini t’ju mësojë dhe t’ju bëjë një njeri të perëndishëm në zemër dhe në jetë. Dëgjojini përgjigjet e Perëndisë. Ndërsa e lexoni ose e dëgjoni Fjalën e Tij, Ai do të zbulojë mëkatet në zemrat dhe veprat tuaja. Besojini Perëndisë t’ju mësojë përmes jetës. Në përgjigje të lutjeve tuaja, Ai do të vendosë rreth jush njerëz që do t’ju sfidojnë shumë. Do të ndodhin gjëra për të cilat nuk mund të përgatitesh para kohe. Mbani në mendje që mësimi i Esterit nuk filloi kur ishte në pallatin e mbretit. Ajo ishte thjesht një klasë tjetër në “shkollën” e Perëndisë, në të cilën ajo tashmë ishte regjistruar.
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More