Ura për tek Esteri预览

Ester 2:8-9
Kur urdhri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzas nën mbikëqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.
Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t’i japë melhemet për dëlirje dhe ushqimin e saj; i dha, gjithashtu, shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi bashkë me to në apartamentin më të mirë të shtëpisë së grave.
Konkursi pers i bukurisë
Asnjëherë nuk e dini atë që do të sjellë një ditë e re. Sigurisht, Esteri nuk mendoi kurrë që shërbëtorët e mbretit do t’i vinin te dera dhe do ta merrnin me vete! Por kjo ndodhi! Ajo nuk kishte zgjedhje! Kur mbërriti te pallati, ajo do të mësonte të vërtetën e mahnitshme: “Je pjesë e konkursit persian të bukurisë! Nëse mbreti ka pëlqim për ty, atëherë je me fat. Nëse nuk i pëlqen, epo, pa fat. Do të jetosh gjatë gjithë jetës në këtë pallat. Nuk do të kthehesh në shtëpi kurrë më! Ndaj, përpiqu fort të shkëlqesh, të jesh vajza më e bukur”.
Mos u bëni xhelozë për asnjë çast! Nuk ka asgjë të bukur në këtë histori. Papritur, Esteri u mor larg njerëzve e saj të dashur, dhe jeta e saj u kthye përmbys pa asnjë paralajmërim. Mbase u ndje shumë e vetmuar dhe e frikësuar. Këto vajza të shkreta dhe gjithë familjet e tyre duhet t’i përuleshin mbretit. Nëse nuk i përshtateshin shijes së tij, ato do të kyçeshin me të gjitha gratë e tjera të konsideruara “jo aq të mira sa duhet” për mbretin. Ato do të ishin aty për gjithë jetën. Nuk do të ishin kurrë në gjendje të ktheheshin në shtëpi, të martoheshin, dhe as të krijonin një familje. Përveç kësaj, mund ta imagjinoni zilinë e hidhur mes tyre! Secila prej tyre do të luftonte për vendin e parë. Ato do të flisnin pas shpine me ligësi për njëra-tjetrën dhe do të përpiqeshin t’i përpinin gjërat e mira për veten e tyre.
Revistat shpesh kanë foto të shndritshme të modeleve në kopertinat e tyre. Ato duken shumë të lumtura; lëkura e tyre është gjithmonë e bukur; ato kanë mjaft para për të blerë çfarëdo që të duan. Mos u mashtroni! Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë aspak të lumtur! Shumë prej tyre janë të trishtuar, të pasigurt, në dhimbje dhe të frikësuar. Ata nuk e dinë se çfarë është dashuria e vërtetë. Sot ata janë shumë të famshëm, por nesër dikush tjetër mund të bëhet më i famshëm dhe ata do të harrohen. Ka shumë të rinj që ndiejnë se duhet të jenë më të mirët, më të bukurit dhe më në formë se gjithë të tjerët. Ata duhet të kenë një stil të ri veshjesh, veçanërisht veshje të markave të njohura. Ata kanë frikë që, nëse nuk e bëjnë këtë gjë, nuk do të jenë të famshëm. Edhe pse mund të jenë magjepsës nga jashtë, shpesh këta të rinj ndihen bosh, të vetmuar dhe të pasigurt. Mos u përfshini në garën për të qenë të famshëm!
Nga ana tjetër, mbase mendoni se jeta është e mërzitshme. Mbase mendoni: “Thjesht jetoj në shtëpi me familjen time. Asgjë e veçantë nuk ndodh në jetën time”. Por mendoni me kujdes: “A keni prindër që kujdesen vërtet për ju? A mund të shkoni në shtëpi pas shkolle? A nuk ju ka ndodhur asgjë e rëndë, nuk keni rënë pre e ndonjë rrëmbimi për t’u shërbyer dëshirave të burrave egoistë? A mund të jetoni një jetë normale? Esteri – dhe shumë fëmijë të tjerë në botën tonë sot – do t’ju kishin zili!
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More