1
Dalja 6:6
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Prandaj thuaju izraelitëve: unë, ZOTI, do t'ju nxjerr nga zgjedha e Egjiptit, do t'ju çliroj nga skllavëria e tyre dhe do t'ju shpëtoj duke i goditur me krah të fuqishëm e me gjykime të rënda.
ஒப்பீடு
Dalja 6:6 ஆராயுங்கள்
2
Dalja 6:7
Do t'ju marr për popullin tim dhe do të jem Perëndia juaj. Atëherë do ta dini se unë jam ZOTI, Perëndia juaj, që ju nxori nga zgjedha e Egjiptit.
Dalja 6:7 ஆராயுங்கள்
3
Dalja 6:8-9
Do t'ju çoj në tokën që u betova për t'ia dhënë Abrahamit, Isakut e Jakobit dhe unë, ZOTI, do t'jua jap për pronë». Kështu u tha Moisiu izraelitëve, por ata nuk e dëgjuan se ishin ligështuar nga puna e rëndë.
Dalja 6:8-9 ஆராயுங்கள்
4
Dalja 6:1
ZOTI i tha Moisiut: «Tani do të shohësh se çfarë do t'i bëj faraonit. Për shkak të dorës sime të fuqishme ai do ta lërë popullin të shkojë e do ta dëbojë nga toka e tij».
Dalja 6:1 ஆராயுங்கள்