Zephaniah 3:14-20

Këndo, o bija e Sionit, brohorit, o Izrael, gëzohu e ngazëllehu me gjithë zemër, o bija e Jerusalemit. ZOTI e hoqi dënimin tënd, armiqtë e tu i largoi. ZOTI, mbreti i Izraelit, është mes teje, s'do t'i trembesh më ligësisë. Atë ditë do t'i thuhet Jerusalemit: “Mos ki frikë, o Sion, dora mos t'u dridhtë!”. ZOTI, Perëndia yt, është mes teje, trim shpëtimtar. Me ty do të gëzohet plot hare, do të qetësohet prej dashurisë, do të brohorasë e këndojë për ty, porsi në ditë feste. Do ta heq prej teje fatkeqësinë, që të mos përçmohesh më. Ja, atë ditë do të merrem me tërë shtypësit e tu. Të çalin do ta shpëtoj, të zbuarin do ta kthej. Do t'u jap lavdi dhe emër në çdo vend ku u poshtëruan. Atë ditë do t'ju kthej, në atë kohë do t'ju mbledh tok. Do t'ju jap lavdi dhe emër mes mbarë popujve të dheut, kur fatin t'jua kthej para syve, thotë ZOTI».
Sofonia 3:14-20