Zechariah 14:3-9

Atëherë ZOTI do të dalë të luftojë kundër këtyre kombeve, si në ditën e betejës. Këmbët e tij, atë ditë, do të qëndrojnë mbi malin e Ullinjve, kundruall Jerusalemit, në lindje. Dhe mali i Ullinjve do të çahet më dysh e një luginë e madhe do të shtrihet nga lindja deri në perëndim, aq sa gjysma e malit do të zhvendoset drejt veriut e gjysma tjetër drejt jugut. Do të merrni arratinë përmes luginës së maleve, se ajo do të shtrihet deri në Acal. Do të merrni arratinë siç bëtë nga tërmeti në ditën e Uziahut, mbretit të Judës, dhe ZOTI, Perëndia im, do të vijë te ti bashkë me tërë të shenjtët e tij. Atë ditë nuk do të ketë dritë, veç të ftohtë e akull. Por do të vijë një ditë e veçantë, vetëm ZOTI e di kur, ku s'do të ketë as ditë, as natë, se do të ketë dritë edhe në mbrëmje. Atë ditë do të burojnë prej Jerusalemit ujëra të gjalla. Gjysma e tyre do të derdhen në detin e lindjes, gjysma tjetër në detin e perëndimit. Do të burojnë verës e dimrit. ZOTI do të jetë mbret i tokës. Atë ditë ZOTI do të jetë i vetmi; emri i tij do të jetë i vetmi emër.
Zakaria 14:3-9