Titus 2:11-15

Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq të gjithë njerëzve. Ky hir na mëson të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi e të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë në këtë jetë, duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Ai e dha veten për ne, që të na shpengojë nga çdo paudhësi dhe të na bëjë një popull të pastër për veten e tij dhe të zellshëm për vepra të mira. Këto gjëra thuaju të tjerëve dhe këshillo e qorto me pushtet të plotë. Mos lejo njeri të të përçmojë.
Titit 2:11-15