Rzymian 8:35-39

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata? Sikurse është shkruar: për ty po na vrasin tërë ditën e na trajtojnë si dele për t'u therur. Por në të gjitha këto gjëra ne dalim më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi. Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet, as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.
Romakëve 8:35-39