Psalms 8:3-6

Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave tregove fuqinë kundër armiqve të tu, që t'i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë. Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua, hënën e yjet që ti krijove, ç'është njeriu që të kujtohesh për të, apo biri i njeriut që të kujdesesh për të? Pak më pak se Perëndi e bëre, e kurorëzove me nder e me lavdi.
Psalmet 8:3-6