Psalm 77:11-20

Ndaj dhe thashë: «Kjo më lëndon, se ka ndryshuar e djathta e të Tejlartit». Sjell ndër mend veprat e ZOTIT, më kujtohen mrekullitë e tij të moçme. Përsiat gjithë punët e tua, mendohem për bëmat e tua. O Perëndi, udha jote është e shenjtë, cili perëndi është i madh si Perëndia ynë? Ti je Perëndia që bën mrekulli, fuqinë tënde e shfaqe ndër popuj. Me forcën e krahut tënd e shpëtove popullin tënd, pasardhësit e Jakobit e të Jozefit. selah Të panë ujërat, o Perëndi, të panë ujërat e u tmerruan, edhe humnerat u drodhën. Retë derdhën ujërat me rrëmbim, mes tyre jehuan gjëmime dhe shigjetat e tua vërshuan. Gjëmimi yt jehoi nëpër stuhi, vetëtimat shndritën botën, toka u drodh e u trand. Nëpër det ishte udha jote, shtigjet e tua mes ujërash të shumtë dhe gjurmët e tua nuk i njihte askush.
Psalmet 77:11-20