Psalm 77:1-10

Me zërin tim i thërras Perëndisë, me zërin tim i drejtohem Perëndisë dhe ai më dëgjon. E kërkova Zotin ditën e fatkeqësisë sime, tërë natën i ngrita duart drejt tij pa u lodhur, por shpirti im nuk gjeti ngushëllim. Kujtoj Perëndinë e ofshaj, përsiatem e më merret fryma. selah Qepallat e syve m'i ke mbajtur hapur ti, jam i tronditur e nuk flas dot. Më kujtohen ditët e shkuara, vitet e kaluara qëmoti. Më kujtohen këngët e mia, natën mendoj në zemrën time, shpirti im kërkon të dijë. A mos ka hequr dorë Zoti përgjithmonë? Mos nuk do të na përkrahë më? Mos mori fund përgjithmonë mirësia e tij? Kaq ishte premtimi i tij brez pas brezi? Mos ka harruar Perëndia të ketë mëshirë? Mos nuk është më i dhembshur, se është i zemëruar? selah
Psalmet 77:1-10