Psalm 68:19-31

U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o ZOT Perëndi. Bekuar qoftë ditë për ditë Zoti, Perëndia që kujdeset për ne, ai që na shpëton. selah Perëndia ynë është Perëndi që shpëton, prej ZOTIT Perëndi vjen shpëtimi nga vdekja. Perëndia do t'ua copëtojë kryet armiqve, kokat tërë flokë atyre që ecin në udhë ligësie. Zoti tha: «Do t'i kthej nga Bashani, nga thellësia e detit do t'i kthej, që këmbët t'i zhytësh në gjakun e armiqve, që gjuha e qenve të tu të lëpijë pjesën e vet». E panë shpurën tënde, o Perëndi, shpurën e Perëndisë tim, mbretit tim, tek hynte në shenjtërore. Para ecnin këngëtarët, pas u vinin muzikantët, mes vashave që u binin dajreve. Bekoni Perëndinë nëpër kuvende, bekoni ZOTIN, ju prej gurrës së Izraelit. Atje u prin Benjamini, më i vogli, pas vijnë prijësit e Judës me trupën e tyre, prijësit e Zabulonit, prijësit e Neftaliut. Perëndia yt urdhëroi të kesh fuqi, fuqinë që Perëndia e shfaqi për ne. Për hir të tempullit tënd në Jerusalem, dhurata do të të sjellin mbretërit. Kanosi egërsirat e kallamishteve, tufën e demave bashkë me viçat e popujve, që të nënshtrohen e pllaka argjendi të sjellin. Shpërndaji popujt që luftës i gëzohen.
Psalmet 68:19-31