Psalmet 51:9-13

Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër, lamë e do të jem më i bardhë se dëbora. Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove. Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur. Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë.
Psalmet 51:9-13