E bekoj ZOTIN në çdo kohë,
lavdërimi i tij përherë në gojën time.
Në ZOTIN mburret shpirti im,
le të dëgjojnë skamnorët e le të gëzojnë.
Madhërojeni ZOTIN bashkë me mua,
le ta lartësojmë së bashku emrin e tij.
E kërkova ZOTIN e ai m'u përgjigj,
nga të gjitha tmerret më çliroi.