Psalms 29:1-4

Jepini ZOTIT, o qenie hyjnore, jepini ZOTIT lavdinë dhe forcën. Jepini ZOTIT lavdinë e emrit të tij, përkuluni para ZOTIT, mes shkëlqimit të tij të shenjtë. Zëri i ZOTIT ushton mbi ujërat, Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë, ZOTI mbi ujërat e shumta. Zëri i ZOTIT ushton plot fuqi, zëri i ZOTIT ushton plot madhështi.
Psalmet 29:1-4