Bekuar qoftë ZOTI,
se e dëgjoi zërin e përgjërimit tim!
ZOTI është fuqia dhe mburoja ime,
në të shpreson zemra ime,
tek ai gjeta ndihmë.
Ndaj ngazëllen zemra ime,
me këngë e falënderoj.
ZOTI është fuqia e popullit të tij,
strehë shpëtimi për të vajosurin e vet.