Psalm 27:7-10

O ZOT, dëgjomë kur të thërras, ki mëshirë për mua e m'u përgjigj. Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o ZOT, kërkoj. Mos e fshih fytyrën tënde prej meje, mos e dëbo me zemërim shërbëtorin tënd, ti që ke qenë ndihma ime. Mos më lër e mos më braktis, o Perëndi i shpëtimit tim. Im atë e nëna ime më braktisën, por ZOTI më pranoi.
Psalmet 27:7-10