Psalms 27:7-14

O ZOT, dëgjomë kur të thërras, ki mëshirë për mua e m'u përgjigj. Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o ZOT, kërkoj. Mos e fshih fytyrën tënde prej meje, mos e dëbo me zemërim shërbëtorin tënd, ti që ke qenë ndihma ime. Mos më lër e mos më braktis, o Perëndi i shpëtimit tim. Im atë e nëna ime më braktisën, por ZOTI më pranoi. Mësomë, o ZOT, udhën tënde, në shteg të drejtë më udhëhiq, për shkak të armiqve të mi. Mos më lër në mëshirë të armiqve të mi, se më kanë dalë kundër dëshmitarë të rremë, njerëz që shfryjnë dhunë. Jam i bindur se do ta shoh mirësinë e ZOTIT në tokën e të gjallëve. Shpreso në ZOTIN. Bëhu i fortë e merr zemër. ZOTIN prit.
Psalmet 27:7-14