Psalmet 27:1-3

ZOTI është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? ZOTI është streha e jetës sime, nga kush do të trembem? Kur m'u vërsulën keqbërësit për të më ngrënë të gjallë, armiqtë dhe kundërshtarët e mi, ata vetë u penguan e ranë. Edhe një ushtri po të ngrihet kundër meje, nuk trembet zemra ime, edhe lufta po të plasë kundër meje, prapë do të kem shpresë.
Psalmet 27:1-3