Psalm 27:1-6

ZOTI është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? ZOTI është streha e jetës sime, nga kush do të trembem? Kur m'u vërsulën keqbërësit për të më ngrënë të gjallë, armiqtë dhe kundërshtarët e mi, ata vetë u penguan e ranë. Edhe një ushtri po të ngrihet kundër meje, nuk trembet zemra ime, edhe lufta po të plasë kundër meje, prapë do të kem shpresë. Veç një gjë i kam kërkuar ZOTIT e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e ZOTIT gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e ZOTIT e tempullin e tij të kundroj. Në ditë të ligë në strehën e tij më fsheh, në fshehtësinë e tendës së tij më struk. Më ngre lart mbi një shkëmb, e tani, koka ime lartësohet mbi armiqtë që më rrethojnë. Tërë brohori në tendën e tij fli do të kushtoj, do të këndoj e himne ZOTIT do t'i thur.
Psalmet 27:1-6