Psalms 24:1-6

E ZOTIT është toka dhe gjithçka gjendet në të, bota me gjithë banorët e saj. Themelet e saj mbi dete i vuri, mbi lumenj e ngriti. Kush do të ngjitet në malin e ZOTIT? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? Ai që ka duar të pafajshme e zemër të pastër, që nuk jepet me shpirt pas kotësive e nuk bën betim të rremë. Ai do të marrë bekim prej ZOTIT, drejtësi prej Perëndisë, shpëtimtarit të tij. E tillë është breznia e atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakobit. selah
Psalmet 24:1-6