Psalms 22:1-15

Perëndi, Perëndia im, përse më braktise? Pse rri larg pa më ndihmuar e fjalët e rënkimit tim nuk i dëgjon? O Perëndia im, të thërras ditën, por nuk më përgjigjesh, edhe natën e prehje nuk gjej. Ti, pra, je i Shenjti, ai që përlëvdon Izraeli. Te ti shpresuan etërit tanë, te ti shpresuan e i çlirove. Ty të thirrën e shpëtuan, te ti shpresuan e nuk u turpëruan. Krimb e jo njeri jam unë, turp për njerëzit, tallje për popullin. Më shohin e tallen me mua, shtrembërojnë buzët e kokat tundin. «T'i drejtohet ZOTIT», thonë, «le ta çlirojë, ta shpëtojë, meqë e dashka». Ti më nxore nga barku amënor, shpresa ime ti ishe që në gji të nënës sime. Ty t'u dorëzova sapo linda, që në bark të nënës Perëndia im je ti. Mos u largo prej meje! Po afron pikëllimi e nuk ka kush të më ndihmojë. Më kanë rrethuar dema të shumtë, buajt e Bashanit më kanë vënë në mes. Kanë hapur gojën kundër meje, si luani që shqyen e ulërin. Jam derdhur si uji, eshtrat më janë shpërbërë krejt, zemra më është shkrirë si dylli, më është tretur brenda kraharorit.
Psalmet 22:1-15