Psalms 18:1-7

Të dua, o ZOT, fuqia ime. ZOTI është shkëmbi im, fortesa ime dhe çliruesi im, është Perëndia im, është shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime. Lavdi pastë ZOTI! I thirra e nga armiqtë shpëtova. Litarët e vdekjes më mbërthyen, përrenj shkatërrimi më tmerruan. Leqet e skëterrës më rrethuan, më zunë pritë grackat e vdekjes. Kur u gjenda ngushtë, i thirra ZOTIT, i klitha për ndihmë Perëndisë tim. Nga tempulli i tij e dëgjoi zërin tim, klithma ime arriti te veshët e tij.
Psalmet 18:1-7