Psalm 16:7-11

Do ta bekoj ZOTIN që më këshillon; edhe natën zemra më mëson. ZOTIN e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë. Ndaj gëzohet zemra ime, qenia ime ngazëllen e trupi im pushon i qetë. Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë, dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë. Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.
Psalmet 16:7-11