Psalms 149:1-9

Këndojini ZOTIT këngë të re, këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve. Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij, bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre. Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle, le t'i këndojnë atij me dajre e me lirë. ZOTI kënaqet me popullin e vet, të përulurit i kurorëzon me shpëtim. Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi, le të brohorasin nga shtretërit e tyre. Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre, shpatat me dy tehe në dorën e tyre. Për të marrë shpagim nga kombet, për të ndëshkuar popujt. Për t'i lidhur mbretërit e tyre me vargonj, fisnikët e tyre me pranga hekuri. Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit, ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!
Psalmet 149:1-9