Psalms 145:17-21

I drejtë është ZOTI në gjithë udhët e tij, besnik në të gjitha veprat e tij. ZOTI është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi. Ua plotëson dëshirën atyre që e druajnë, ua dëgjon përgjërimin e i shpëton. ZOTI i mbron të gjithë ata që e duan, ndërsa tërë të paudhët do t'i shkatërrojë. Goja ime do të shpallë lavdërim për ZOTIN, çdo gjallesë do të bekojë emrin e tij të shenjtë, përjetë e në amshim.
Psalmet 145:17-21