Psalms 139:13-18

Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës. Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im. Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty, kur krijohesha në fshehtësi, kur merrja trajtë në thellësitë e tokës. Kur isha pa trajtë, më panë sytë e tu. Të gjitha ditët që caktove, në librin tënd ishin shkruar, pa u krijuar asnjë prej tyre. Sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është numri i tyre! Po t'i numëroj, janë më shumë se rëra. Zgjohem e jam ende me ty.
Psalmet 139:13-18