Psalmy 121:1-5

I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma? Ndihma më vjen nga ZOTI, që krijoi qiellin e tokën. Ai s'do të lejojë të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të kotet. Jo, ai që mbron Izraelin nuk do të kotet e as nuk do të flejë. ZOTI është mbrojtësi yt, ZOTI është mburoja jote, ai qëndron në të djathtën tënde.
Psalmet 121:1-5