Psalms 119:1-8

Lum njerëzit me sjellje të përsosur, që ecin sipas ligjit të ZOTIT! Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër, që nuk kryejnë paudhësi, por ecin në udhët e tij. Ti ke dhënë porositë e tua, që me përpikëri të ruhen. Qoftë e palëkundur sjellja ime, që rregullat e tua t'i ruaj. Atëherë nuk kam për t'u turpëruar, kur të këqyr gjithë urdhërimet e tua. Do të të përlëvdoj me zemër të dëlirë, teksa mësoj vendimet e tua të drejta. Rregullat e tua do t'i ruaj, mos më braktis krejt!
Psalmet 119:1-8